Kur golfisti i njohur, Tiger Woods, ishte ndarë javën e kaluar nga Lindsey Vonn, skitarja olimpike në Facebook kishte thënë se “jetët e ngarkuara dhe largësia kishin shkaktuar ndarjen”, megjithatë kjo nuk ishte arsyeja e vërtetë e ndarjes.
Sipas këtij raportimi, Tiger kishte tradhtuar Lindseyn, kohë më parë me një grua të panjohur.
“Ai iu rikthye tradhtisë”, ka thënë një burim Daily Mail, transmeton koha.net. “Lindsey e kishte kuptuar se bëhej fjalë për një grua tjetër. Ndodhte përherë sa ishte në udhëtime. Sikurse me Elinin (ish-gruan)”.
“Kur Tiger e kishte kuptuar që e kanë parë, ai ishte brengosur dhe kishte vendosur të rrëfehej te Lindsey. Këtë nuk e kishte bërë me Elinin. Tiger tradhtoi sërish. Por, nuk ishte me dikë të veçantë. Ai me të vërtetë donte që Lindsey të ishte gruaja e duhur. Por, e prishi sërish. Nuk po mundet t’i ndihmojë vetes. Ai është i varur”, ka thënë një mik i çiftit.
Kjo kishte mjaftuar që Lindsey të vendoste për ndarjen nga golfisti i njohur. Në fakt, ajo priti që të largohej edhe fizikisht nga vendi për ta dhënë lajmin.
Tiger ishte ndarë nga gruaja e tij, Elin, në vitin 2009 për të njëjtën arsye. Ai me të ka dy fëmijë.