Telegrafi

Wolves zbret çmimin e Traores, por Barcelona nuk do të tentojë rikthimin e tij

Wolverhampton Wanderers kanë vendosur që të ulin kërkesat për sulmuesin Adama Traore.

Sulmuesi spanjoll edicionin e kaluar ishte në formë fantastike, por këtë vit si ai ashtu edhe tërë skuadra nuk po kalojnë momente të mira.

25-vjeçari është aktivizuar në 31 ndeshje në të gjitha garat dhe ka vetëm një gol e një asistim të bërë.

Kjo ka bërë që Wolves të ulë kërkesat për lojtarin, pasi më parë kërkonin 70 milionë euro për të.

Megjithatë nga Spanja raportojnë se Barcelona nuk do të tentojë transferimin e tij, pasi katalunasit po përballen me një krizë financiare.

Manchester United, Real Madrid, Juventus, Tottenham Hotspur dhe Liverpool mbesin skuadrat e interesuara për anësorin këmbëshpejtë.

Wolves besohet se është gati të pranojë ofertet mbi 45 milionë euro për ta lënë të lirë spanjollin. /Telegrafi/