Wolverhampton Wanderers dhe Manchester Unitedi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e tyre të vlefshme për 1/32-të e Kupës FA.
Djajtë e Kuq janë mysafirë të Ujqve në takimin e parë të vlefshëm për rrethin e tretë në Kupën FA, i cili zhvillohet nga ora 18:31 në Molineux Stadium.
Të dy klubet vijnë në këtë rreth të garave pa luajtur asnjë ndeshje, ndërsa synojnë ta nisin mbarë dhe me fitore për të kaluar në raundin tjetër.
📍 Our venue this evening…
We’ll have team news very 🔜#MUFC #EmiratesFACup pic.twitter.com/mIv9K8sL8G
— Manchester United (@ManUtd) January 4, 2020
Trajnerët e të dy skuadrave kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime në formacionet e tyre titullare.
Fituesi i këtij çifti do të luaj me njërën në mes të Charlton apo West Bromwich Albion në raundin tjetër, ndërsa në rast barazimi, klubet do ta luajnë ndeshjen kthyese.
Wolves: Ruddy; Dendoncker, Coady, Kilman; Doherty, Saiss, Neves, Vinagre; Adama, Neto, Ashley-Seal.
Man Utd: Romero; Young, Lindelof, Maguire, Williams; Pereira, Matić; Chong, Mata, James; Greenwood.
/Telegrafi/