Telegrafi

Wolves dhe United ndahen në paqe, kalimi tutje kërkohet në Old Trafford

Wolves - Man Utd (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Wolverhampton Wanderers dhe Manchester Unitedi kanë barazuar pa gola (0-0) në ndeshjen e vlefshme për 1/32-tën e Kupës FA.

Ujqit dhe Djajtë e Kuq kanë zhvilluar një ndeshje të mirë në mbrëmjen e së shtunës, por pa arritur të fitojnë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilët provonin ta njihnin më shumë njëra-tjetrën.

Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve të krijuara, asnjëra nuk arriti ta tund rrjetën dhe shkuan me rezultat të bardhë në pushimin mes pjesëve.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më atraktive dhe të dyja skuadrat shpeshtuan sulmet në kërkim të golit.

Marcus Rashford ishte afër golit në minutën e 70-të, por iu mohua nga shtylla, ndërsa edhe Wolves më vonë pati një shtyllë dhe një gol të anuluar nga VAR-i.

Kështu, pas 90 minutave lojë nuk pati fitues dhe ndeshja përfundoi 0-0, ndërsa fituesi do të dihet në ndeshjen kthyese në Old Trafford.

Fituesi i këtij takimi do të ndeshjet me fituesin e përballjes Charlton-West Brom. /Telegrafi/