Telegrafi

Wolverhamptoni vazhdon në gjysmëfinale të FA Cup, eliminon Unitedin

Raul Jimenez pas golit ndaj Man Utd (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Wolverhampton Wanderers ka befasuar Manchester Unitedin duke e eliminuar nga çerekfinalja e FA Cup pasi arritën fitore me rezultat 2-1 në stadiumin Molineux.

Djajtë e Kuq mbajtën topin më shumë, por dështuan të jenë konkretë para portës kundërshtare.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishin vendasit, të cilët rrezikuan me anë të Diogo Jotas (43′), por Sergio Romero bëri një pritje të mirë dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-0.

Festa e Diogo Jotas pas golit ndaj Man Utd (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Wolves e filloi mirë pjesën e dytë dhe pas disa rasteve arrin dhe golin me anë të Raul Jimenez (70′), ndërsa pas gjashtë minutash shënoi edhe Jota.

Në minutat e mbetur Djajtë e Kuq tentuan golin, por atë e arrin vetëm vetëm në minutën e fundit të ndeshjes nëpërmjet Marcus Rashford, që në fund vlejti vetëm për statistika.

Dhe vjen eliminimi i parë për Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Kundërshtari i Wolverhamptonit në gjysmëfinale do të mësohet pas shorit, ndërsa për fazën tjetër janë kualifikuar edhe Man City e Watforidi.

Çerekfinalja e mbetur është ajo mes Millwall-Brightonit. /Telegrafi/