Telegrafi

Wolverhamptoni dhe Crystal Palace përfshihen në garë për Ramsey

E ardhmja e Aaron Ramsey te Juventusi mbetet e paqartë, ashtu që mediat sportive vazhdojnë të spekulojnë lidhur me transferimet potenciale.

Calciomercato konfirmon se Zonja e Vjetër është e interesuar që të gjejë një blerës për uellsianin në afatin kalimtar të janarit.

Kthimi në Ligën Premier është një opsion real dhe disa klube kanë shprehur interesim për ish-mesfushorin e Arsenalit.

Lexo po ashtu Juventusi ende po paguan për gabimet e Fabio Paraticit: Dështime si Ramsey e Rabiot, futbollistët rezervistë si Kulusevski dhe McKennie - mos arritja e marrëveshjes për Haaland!

Wolverhampton Wanderers dhe Crystal Palace janë në mesin e klubeve të interesuara për shërbimet e tij.

Kujtojmë që Ramsey nënshkroi për Juventusin në vitin 2019 si transfer i lirë nga Arsenali, ku kishte qëndruar për 11 vite (duke i përfshirë edhe huazimet te Nottingham Forest e Cardiff City). /Telegrafi/