Sulmuesi i Juventusit, Simone Zaza, është duke u kërkuar nga Wolfsburgu, por ai preferon të qëndrojë në Serie A.
25-vjeçari nuk është ndër të preferuarit te Zonja e Vjetër, ndërsa shumë klube kërkojnë shërbimet e tij.
Sipas Gazzetta dello Sport, Wolfsburgu ka ofruar 25 milionë euro për të, para që Bianconerët mund t’i shfrytëzojnë për blerjen e Gabigol.
Megjithatë, sulmuesi preferon ta vazhdojë karrierën në Itali, te klubet si Milani apo Roma, që po ashtu i kërkojnë shërbimet e tij.
Përfaqësuesit e Juves kanë biseduar me Zazan dhe e kanë njoftuar se oferta e vetme konkrete deri më tani ka ardhur nga Wolfsburgu. /Telegrafi/