Site icon Telegrafi

Wladimir Klitschko: Sulmi mbi kryeqytetin ukrainas mund të fillojë “në çdo çast”

Wladimir Klitschko, anëtar i mbrojtjes territoriale të Ukrainës, ish-kamion i peshave të rënda në boks dhe njëherit vëllai i kryetarit të Kievit, ka thënë për CNN se trupat ruse kanë sulmuar sot çdo cep të vendit të tij, ku për objektiv kryesor kishin kryeqytetin – Kievin.

“Në ditët në vijim, presim sulme të vështira mbi kryeqytetin tonë. Po riorganizohen rusët. Po tentojnë të gjejnë strategji tjera dhe po tentojnë të gjejnë të duhurën si dhe kohën dhe vendin e duhur. Çdo orë që po kalon, presim të sulmohemi në kryeqytet – sepse siç e thashë më parë, për objektiv kryesorin kanë Kievin”, tha Klitschko, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se vullneti i popullit ukrainas mbetet i fortë, por se kanë nevojë edhe për më shumë përkrahje.

Lexo po ashtu Njihuni me mjekët dhe infermieret ukrainase, që po ndihmojnë civilët e plagosur nga bombat dhe plumbat e ushtrisë ruse

“Kemi shumë pajisje, pra ushtarake dhe do të bëjmë të pamundurën që ta thyejmë ushtrinë ruse sa më shumë që mundemi. Nuk e di edhe sa do të mund të rezistojmë, por do ta bëjmë sa të mundemi. Ajo çfarë është vërtetë e nevojshme është përkrahja ndërkombëtare. Duhet ta izoloni Rusinë dhe ekonominë ruse”, shtoi Klitschko.

Sipas tij është e rëndësishme që bota perëndimore ta kuptojë, dhe të aleatët e Ukrainës të veprojnë menjëherë. Madje shtoi se nuk mund të presin me javë apo muaj për një vendim të caktuar.

Bëhet fjalë për orë dhe minuta. Sipas Wladimirit, ukrainasit kanë nevojë për mbështetje financiare, humanitare dhe ushtarake. /Telegrafi/

Exit mobile version