“Është koha për Witsel”, me këtë titull Tuttosport e hap faqen e saj të parë kur flet për tregun e transferimeve të Juventusit.
Zonja e Vjetër nuk është duke menduar vetëm për transferimin e Gonzalo Higuain, por edhe për një zëvendësim të mundshëm të Paul Pogbas.
Belgu i Zenit duket se është zgjedhja e parë për të zëvendësuar francezin, por nuk do ta ketë lehtë pasi për atë ka shfaqur interesim edhe Evertoni, Chelsea e Interi.
Gjithsesi në rast të shitjes së Pogbas, kampioni italian do të ketë fonde të mjaftueshme për të bindur lojtarin dhe klubin rus për një transferim në Torino.
Vlera e Witsel është rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/