Juventusi është duke u përpjekur të sigurojë shërbimet e yllit të Zenit St Petersburgut, Axel Witsel. Kjo për faktin se Nemanja Matic (Chelsea) dhe Blaise Matuidi (Paris Saint-Germain) duken të paarritshëm.
Bianconerët janë në kërkim të lojtarit që do ta zë vendin e Paul Pogbas, i cili pritet të largohet drejt Manchester Unitedit.
Sipas Gazzetta dello Sport, shënjestra kryesore e Zonjës së Vjetër për mesfushën është pikërisht Witsel, të cilin dështuan ta transferojnë Roma dhe Napoli.
Sidoqoftë, ekziston dallim i madh në kërkesë dhe ofertë mes dy klubeve. Rusët kërkojnë 25 milionë euro, kurse italianët nuk paguajnë më shumë se 18 milionë. /Telegrafi/