Telegrafi

Witsel: Këta janë dy lojtarët më të mirë te Juve

Mesfushori belg, Axel Witsel ka zbuluar se ai beson se Paulo Dybala dhe Claudio Marchisio janë lojtarët më të mirë te Juventusi.

27-vjeçari belg nuk e ka fshehur faktin se ai do të bashkohet me bardhezinjtë nga Zenit St. Petersburg, dhe ka shtuar lëvdata për trajnerin Massimiliano Allegri pas fitores 8-0 të Belgjikës ndaj Estonisë.

“Unë nuk e di ende se kur tifozët italianë do të jenë në gjendje për të më parë mua në Juventus”, ka thënë Witsel për Mediaset Premium, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Juventusi si ndahet De Sciglios

“Nuk e di nesë do të jetë në janar apo verën e ardhshme”.

“Allegri është një trajner super, dhe dy lojtarët më të mirë në Juventus janë Dybala dhe Marchisio”, përfundoi mesfushori belg. /Telegrafi/