Telegrafi

Wirtz është bërë sensacion në futbollin gjerman, top skuadrat evropiane pas tij

Florian Wirtz është futbollisti i momentin në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Mesfushori i talentuar është duke zhvilluar paraqitje fantastike me Bayer Leverkusenin këtë edicion.

Në tri ndeshjet e para në Bundesliga, talenti i madh gjerman ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në tre të tjerë, derisa ka realizuar një gol edhe në Ligën e Evropës.

Falë paraqitjeve të mira ai ka debutuar edhe me Kombëtaren A të Gjermanisë me vetëm 18 vite.

Vlera e lojtarit është rritur ndjeshëm kohëve të fundit dhe ai tani vlerësohet rreth 50 milionë euro nga Bayer Leverkusen.

Duke parë ecurinë e tij të mrekullueshme, skuadrat e mëdha si Bayern Munich, Borussia Dortmund, Chelsea, Arsenal e Manchester United janë vënë pas tij.

Mediat në Gjermani kanë raportuar se në afatin kalimtar veror pritet një ofensivë e skuadrave të mëdha evropiane në drejtim të Leverkusenit për transferimin e talentit të madh gjerman. /Telegrafi/