Telegrafi

Winnie Harlow zgjedh kreacionin e Valdrin Sahitit për festën e ditëlindjes

Foto: Instagram

Mbrëmjen e kaluar modelja me famë botërore festoi ditëlindjen.

Edhe pse ditëlindja e saj e 27-të ishte me 27 korrik, festa e madhe u organizua tani.

Ajo zgjodhi që të festoj duke darkuar në Los Angeles me miqtë e saj, teksa një tortë ngjyrë rozë me fotografin e saj mbi e bëri mbrëmjen më të bukur.

Foto: Instagram

Por, ajo që ra në sy ishte fustani i saj elegant ngjyrë argjendi plot shkëlqim. Veshja e mahnitshme është realizuar nga kreatori shqiptar Valdrin Sahiti.

Me rripa të hollë në krahë dhe një prerje që shfaqte dekoltenë, fustani e bëri bukuroshen të dukej tamam si një princeshë për ditëlindje.

Foto: Instagram

Veshja me një pjesë të hapur rreth pjesës së barkut u kompletua me shtimin e aksesorëve të argjendtë si varëse, vath dhe orë e byzylyk.

Lexo po ashtu Bella Thorne zgjedh kreacionin e Valdrin Sahitit për festën e fejesës

Ndryshe, gjatë muajit prill Sahiti ishte ai që qëndroi pas fustanit të mahnitshëm që Bella Throne zgjodhi për fejesë. /Telegrafi/

Foto: Instagram

 

Foto: Instagram

 

Foto: Instagram