Telegrafi

Wilshere: Ramsey duhet të bëhet kapiten i Arsenalit

Wilshere -Ramsey (Photo by Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Jack Wilshere e ka përkrahur ish-bashkëlojtarin e tij Aaron Ramsey në rrugën për tu bërë kapiten i Arsenalit.

Ramsey është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin londinez dhe gjatë verës pritet të largohet nga Emiratës si lojtar i lirë.

Megjithatë, ish-lojtari i Arsenalit, Wilshere mendon se Ramsey duhet të qëndroj dhe të bëhet kapiten i ardhshëm i klubi, pasi është që një kohë të gjatë pjesë e tij dhe e njeh ambientin.

Lexo po ashtu Ramsey konfirmon largimin nga Arsenali në fund të sezonit

“Ai [Ramsey] është i rritur për të qenë një lojtar i madh me Arsenalin. Ata mund të bëjnë dikë si ai. Ne e dimë se çfarë mund të bëjë për klubin”, ka thënë fillimisht Wilshere për Islington Gazette.

Wilshere dhe Ramsey kanë luajtur shumë së bashku te Arsenali (Photo by Clive Mason/Getty Images/Guliver)

“Për mua ai është kapiten i ardhshëm i Arsenalit. E di se ai e do klubin”.

“Është e vështirë për mua të komentoj, sepse nuk jam aty, por e di se ai është një lojtar i mrekullueshëm – nëse do të isha unë, e di që do ta dëshiroja ta mbante”.

Lexo po ashtu Granit Xhaka caktohet njëri nga zëvendëskapitenët e Arsenalit

“Ai është një djalë i madh që ki afër. Ai ka qenë në klub kaq gjatë dhe e di atë çfarë ka brenda. Shikoni se çfarë ka bërë për klubin”.

“Ne shkuam në ekipin e parë në të njëjtin vit. Ai erdhi nga Cardiff, ndërsa unë erdha nga ekipi i të rinjve”, përfundoi mesfushori anglez. /Telegrafi/