Instituti amerikan për belbëzim (AIS) të hënën mbrëma organizoi gala mbrëmjen e dhjetë jubilare për bamirësi, në të cilën mirënjohje speciale për kapërcimin e problemit të belbëzimit mori aktori i njohur Bruce Willis.
Nën moton “Fol lirshëm, jeto pa frikë”, solemniteti tradicional i AIS-it është mbajtur në New York, ndërsa mysafir nderi ishte zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i cili po ashtu në fëmijëri ka belbëzuar.
Mirënjohja jubilare dhjetë të vjeçare “Freeing Voices, Changing Lives” i është ndarë aktorit, i cili në rini kishte probleme me belbëzimin, ndërsa bashkëshortja e tij Emma Heming Willis ishte udhëheqëse e programit të solemnitetit.
Zëvendëspresidenti Biden sot shquhet si një nga oratorët më të mirë në skenën politike amerikane, ndërsa në moshë të re ka belbëzuar.
Ai foli gjatë gala mbrëmjes për këtë përvojë, për problemet dhe mbështetjen që nëna e tij ia kushtoi në tejkalimin e pengesave në të folur.
Sipas të dhënave të AIS-it, afër tre milionë amerikanë belbëzojnë, ndërsa këtë problem në fazat e hershme të jetës e kanë pasur shumë personalitete të njohura si Biden dhe Willis, pastaj Samuel L Jackson e të tjerë.