Telegrafi

Willian refuzon kontratën dyvjeçare nga Chelsea – afër kalimit te Arsenali

Wllian thuhet se e ka refuzuar edhe një herë kontratë dyvjeçare të ofruar së fundmi nga Chelsea.

Anësori brazilian ka kërkuar tri vite kontratë nga The Blues, mirëpo këta të fundit nuk po i forcojnë më shumë se dy.

Andaj, sipas asaj që raporton Daily Mirror, Willian është shumë afër marrëveshjes me Arsenalin, për të kaluar në Emirates si lojtar i lirë.

Në garë për transferimin e brazilianit është edhe Barcelona, mirëpo The Gunners po udhëheqin bisedimet me agjentin e lojtarit.

Sipas mediumit anglez, David Luiz është po ashtu i përfshirë në bisedime dhe po tenton të bind Willianin që t’i bashkohet te Arsenali.

Braziliani ka qenë shumë i rëndësishëm për Chelsean në vitet e kaluara, por që karriera e tij është në perëndim dhe Frank Lampard po luan më shumë me lojtarë të rinj. /Telegrafi/