Telegrafi

Willian pritet t’i bashkohet Arsenalit pas finales së Kupës FA

Yllit i Chelseat, Willian, mund të luajë kundër shokëve të tij të ri në finalen e Kupës FA të shtunën kundër Arsenalit .

Sipas mediumit The Sun, 31-vjeçari është jashtë kontratës në fund të këtij sezoni dhe këshilltari i tij zbuloi se lojtari ka një ofertë konkrete në tavolinë nga një prej rivalëve të mëdhenj anglez të Chelseat.

Arsenali është favorit për ta transferuar Willianin këtë verë, me brazilianin që ka kërkuar një marrëveshje tre vjeçare për të vazhduar më tej.

Lexo po ashtu Chelsea është pajtuar që të lejojë Willianin të kalojë te Arsenali

Gruaja e Willian hodhi një aluzion të madh në Instagram në mars duke shkruar: ‘nuk ka qenë e lehtë, por gjërat e mira janë në rrugë të mbarë’.

Në të njëjtën kohë ajo ka fotografuar dy vajzat e çiftit që veshin ngjyrat e kuqe – ngjyrat e Arsenalit.

Willian (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Chelsea udhëton në Gjermani për t’u përballur me Bayern Munichun të shtunën në ndeshjen kthyese të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve, me Blutë që zbresin me disavantazh 3-0 nga ndeshja e parë.

Willian duket se ka gjasa të bëhet lojtar i lirë menjëherë pas finales së Kupës FA dhe i lirë të nënshkruajë për Arsenalin, megjithëse Tottenham dhe Manchester United kanë qenë gjithashtu të lidhur me të gjatë muajve të fundit. /Telegrafi/