Ylli i Chelseat, Willian, dëshiron të qëndrojë në Londër nëse do të largohet nga Stamford Bridge këtë verë.
Willian dhe Chelsea kanë zhvilluar bisedime të shumta për kontratën e re, me Blutë që i ofrojnë atij një marrëveshje dy-vjeçare, ndërsa ai kërkon tre.
Kontrata aktuale e sulmuesit anësor do të skadojë në qershor dhe ai favorizon të mbetet në Londër.
Sipas gazetës Tuttusport, një ribashkim i Willian me ish-trajnerin e tij, Jose Mourinho në Tottenham tani është në i mundshëm.
Juventusi është gjithashtu i interesuar, por ndërmjetësit thonë se përparësia e Willian është të mbetet në Londër.
Lojtari një kohë është kërkuar edhe nga Barcelona. /Telegrafi/