Gjiganti katalunas, Barcelona ka shtuar mesfushorin-sulmues të Chelseat, Willian në listën e blerjeve për afatin kalimtar të janarit.
Barcelona është në kërkim të përforcimeve të vazhdueshme pasi duan të jenë edhe më konkurrues në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.
Kështu, Barça ka etiketuar yllin brazilian të Liverpoolit, Philippe Coutihon dhe atë të Arsenalit, Mesut Ozil, si synimet kryesore të janarit.
Por, ata janë gati të ndryshojë vëmendjen e tyre ndaj Willianit të Bluve nëse dështojnë për të nënshkruar me yllin e Redsanve, Coutinho.
29-vjeçari ka një kontratë në Chelsea deri në vitin 2020, por ai nuk është gjithmonë një lojtar titullar në skuadrën e Antonio Contes.
Willian përfaqësohet nga Giuliano Bertolucci, i njëjti agjent që kujdeset për Coutinhon dhe gjithashtu e transferoi Paulinhon në Camp Nou nga Kina verën e kaluar, thotë The Sun.
Megjithëse Chelsea nuk ka plane të mëdha për të shitur Willianin në mes të sezonit, nëse ofrohet një ofertë e madhe, ata mund të jenë të gatshëm ta dëgjojnë.
Edhe ylli brazilian gjithashtu mund të largohet pasi ka shumë pakënaqësi rreth minutave të pakët në ndeshje. /Telegrafi/