Telegrafi

Willian i ka thënë Silvas: Po ta dija se do të transferoheshe te Chelsea, do të qëndroja

(Foto: Ryan Pierse/Getty Images/Guliver)

Willian ka thënë me shaka se po ta dinte se Thiago Silva do t’i bashkohej Chelseat, ai nuk do të largohej nga Stamford Bridge.

Mbrojtësi veteran u largua nga Paris Saint-Germaini këtë verë duke nënshkruar kontratë njëvjeçare me Blutë, me opsionin për ta zgjatur edhe për një sezon.

Transferimi i 35-vjeçarit ndodhi ndërkohë që bashkëkombësi i tij, Willian, e braktisi Chelsean dhe nënshkroi për rivalin Arsenal.

(Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Silva kishte opsione Milanin dhe Fiorentinan, mirëpo një pikërisht një bashkëbisedim me Willian e bindi që të vendoste për klubin nga Liga Premier.

Lexo po ashtu Willian te Arsenali: Gjashtë formacione se si mund të rreshtohen ‘Gunnersat’ e Artetas sezonin e ardhshëm

Sipas The Telegraph, lojtari i ri i Arsenalit i ka thënë me shkaka: “Po ta dija se do të transferoheshe te Chelsea, edhe unë do të kisha qëndruar atje”.

Një rol të rëndësishëm në vendimin e veteranit ka pasur edhe Neymar, i cili e ka këshilluar që të mos e refuzonte mundësinë për të luajtur në Angli. /Telegrafi/