Willian ka thënë me shaka se po ta dinte se Thiago Silva do t’i bashkohej Chelseat, ai nuk do të largohej nga Stamford Bridge.
Mbrojtësi veteran u largua nga Paris Saint-Germaini këtë verë duke nënshkruar kontratë njëvjeçare me Blutë, me opsionin për ta zgjatur edhe për një sezon.
Transferimi i 35-vjeçarit ndodhi ndërkohë që bashkëkombësi i tij, Willian, e braktisi Chelsean dhe nënshkroi për rivalin Arsenal.
Silva kishte opsione Milanin dhe Fiorentinan, mirëpo një pikërisht një bashkëbisedim me Willian e bindi që të vendoste për klubin nga Liga Premier.
Sipas The Telegraph, lojtari i ri i Arsenalit i ka thënë me shkaka: “Po ta dija se do të transferoheshe te Chelsea, edhe unë do të kisha qëndruar atje”.
Një rol të rëndësishëm në vendimin e veteranit ka pasur edhe Neymar, i cili e ka këshilluar që të mos e refuzonte mundësinë për të luajtur në Angli. /Telegrafi/