Telegrafi

Willian: Barça dhe Reali, ekipe të ëndrrave

Willian (Getty Images)

Mesfushori me tipare sulmuesi i Chelseat, braziliani Willian ka pranuar edhe një herë se ka ambicie përtej Stamford Bridge.

Reprezentuesi brazilian e ka pranuar se një lëvizje në Spanjë është në planin e ëndrrave të karrierës së tij.

Willian ka sugjeruar se do të donte të bashkohej me dy klubet e mëdha spanjolle, Real Madridin apo Barcelonën.

Lexo po ashtu Willian përfundon në listën e blerjeve të Barçës

“Ata janë dy klubet më të mëdha në botë (Real dhe Barcelona), kjo është e dukshme, është ëndrra e të gjithëve”, ka thënë fillimisht Willian për UOL.

 Willian (Getty Images)

“Sigurisht që ka klube të tjera të mëdha, si Bayern, PSG, por këto dy (Barca dhe Real) janë ndryshe”.

Braziliani gjithashtu ka një sy ku ai dëshiron të përfundojë karrierën e tij dhe shpreson se mund të dalë në pension në klubin e tij të fëmijërisë, Corinthians.

Lexo po ashtu Man United në kontakt me Chelsean për Willianin

“Ndonjëherë vjen në kokën time Corinthiansi”, shtoi ai.

“Do të doja të përfundoja karrierën time në këtë klub dhe të luaja për të paktën një vit tjetër”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/