Mesfushori portugez, William Carvalho nuk pritet të vazhdoj me Sportingun e Lisbonës.
Sipas asaj që ka shkruar Sky Sports, portugezi është pranë transferimit në kampionatin anglez.
West Ham United dhe Liverpool janë dy skuadrat që po këmbëngulin për transferimin e tij.
Por skuadra londineze ka bërë një ofertë konkrete në drejtim të Sportingut për transferimin e lojtarit.
‘Çekanët’ kanë ofruar 45 milionë euro ndërsa ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga Sporting.
25-vjeçari është në pritje të një oferte nga Liverpool pasi preferon më shumë kalimin në ‘Anfield’.
Gjithsesi i sigurt është largimi i tij nga Sporting, por ende mbetet në dyshim se cilës skuadër do t’i bashkohet, Liverpoolit apo West Hamit. /Telegrafi/