Deontay Wilder po vazhdon të arsyetohet për humbej që pësoi në muajin shkurt nga Tyson Fury.
Bronze Bomber ishte nokautuar dy herë brenda ripërballjes, derisa në raundin e shtatë ekipi i tij hodhi peshqirin në ring për të dorëzuar meçin.
Wilder humbi titullin WBC në peshat e rënda, derisa tha se Gypsy King ende nuk është kampion i vërtetë në boks.
“Në sytë e mi nuk e shoh Furyn si kampion. Ai nuk është kampion ende sepse ne e kemi edhe një luftë për ta bërë”, ka thënë amerikani për Premier Boxing Champions.
“Kam qenë në këtë sport për kohë shumë të gjatë dhe njerëz e dinë menjëherë si jam unë. Njerëzit që e njohin boksin e dinë se unë nuk isha Deontay Wilder atë natë. Isha mumie atë natë”.
“Nuk isha vetja ime. U ndjeva si mumie. Ende jam duke reflektuar. Nuk mund të besoj çfarë gjërash ndodhën. Po mundohem t’i kuptoj”, ka shtuar më tej Wilder.
Amerikani do të zhvillojë trilogjinë në muajin tetor me Furyn edhe pse ajo ishte e paraparë që të zhvillohej në korrik, por shkaku i coronavirusit është shtyrë. /Telegrafi/