Telegrafi

Wilder sulmon sërish Joshuan: Stërvitesh 24 orë në ditë dhe pastaj u tërhoqe nga vazhdimi i meçit

Deontay Wilder e ka turpëruar edhe një herë Anthony Joshuan pas humbjes në të shtunën e kaluar ndaj Andy Ruizit.

Boksieri britanik humbi titujt WBA, IBF dhe WBO, në përballjen e peshave të rënda në Madison Square Garden, e që ishte njëra ndër ngjarjet më shokuese në histori të boksit.

Meksikano-amerikani u përzgjodh si kundërshtari i radhës i Joshuas, pasi Jarrell Miller rezultoi pozitiv në testet anti-doping.

Andy Ruiz duket festuar fitoren ndaj Anthony Joshuas (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Ruiz Jr është meksikani i parë që ka arritur të shpallet kampion bote në boks, gjersa kishte paralajmëruar para meçit se do të ndodhte një gjë e tillë.

Wilder ka dhënë një intervistë për 78Sports TV duke thënë: “Para të ndyra! Dhe ai heq dorë për to! Punon 24 orë në ditë, madje edhe në gjumë dhe tërhiqesh? The ‘nuk dua më’ (në spanjisht)!”.

Lexo po ashtu Vjen reagimi i Deontay Wilder pas humbjes së Anthony Joshuas

“E lejove atë djalë të vogël të të mposhtë. Mendova së paku që përballja do të shkonte në 12 raunde. Por, ai u tërhoq. Gjëja nga e cila më pengon më së shumti është se ai u tërhoq. U tërhoq”, ka vazhduar më tej ‘Bomberi i bronztë’.

Dera për Anthony Joshua është ende  hapur që të përballet me Wilderin, që do të ishte njëra nga përballjet më të mëdha në boks, por që e gjitha do të varet nga përgatitja psikologjike e britanikut. /Telegrafi/