Deontay Wilder beson fuqishëm te vetja para mbrojtjes së titullit WBC ndaj Luis Ortiz në Brooklyn të SHBA-së.
Amerikani thotë se e shikon boksierin kubanez vetëm si një tjetër kundërshtar numerik drejt përballjes së madhe ndaj Anthony Joshuas.
“E mendoj atë që them, e mendoj atë që ndej dhe jam i gatshëm për këdo. Joshua mezi e thotë emrin tim, unë jam këtu dhe jam i gatshëm për atë”, ka thënë Wilder në konferencën për media.
“Jam më miri në botë. Këtë jam duke e thënë për vite”.
“Lufta ndaj Ortiz është një test i madh, kjo është lufta që fansat kanë qenë duke e pritur dhe unë do t’ia dal”.
“Nuk jam i brengosur aspak për Ortizin. Kur e shikoj atë, ai nuk më duket i fuqishëm. E di që ka shkathtësi të mira, ashtu siç gjithë boksierët kubanez. Por, kjo nuk është asgjë për mua dhe i bie atij që të ma dëshmojë të kundërtën”.
“Ai kurrë më parë nuk është përballur me një ‘Bombardues të Artë’, kurrë më parë nuk është përballur me një njëri që ka instinkt vrasës më të madh se timin. Mezi po pres”.
“Pas meçit tim të së shtunës nuk dua që askush të ndryshojë parashikimin për meçin mes meje dhe Joshuas. Unë do të vazhdoj t’i dëshmojë njerëzve se e kishin gabim, ashtu kam bërë gjithmonë. Më pëlqen t’ia dëshmojë njerëzve se kanë gabuar”.
“Ky është një meç boksi dhe të gjithë e dinë se duhet të besosh. Kam luftuar gjithë jetë sepse njerëzit thoshin se nuk do arrija asgjë. Për shkak besimit te vetja dhe aftësitë e mia, unë vazhdoj të qëndroj në këmbë”.
“Nuk besoj se dikush mund të më mundë”, ka shtuar për fund Wilder.
Meçi mes Wilder dhe Ortiz pritet të fillojë rreth orës 04:30 të së dielës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ADWpGTr3PiQ