Deontay Wilder vazhdon të kërkoj një duel me kampionin e botës në boks, Anthony Joshua.
Joshua është kampion i botës në IBF dhe WBA, ndërsa Wilder në WBC dhe po kërkon tash e sa muaj një përballje me britanikun.
Por sipas ‘Bombarduesit të Bronztë’, promotori Eddie Hearn nuk po e lejon Joshuan të përballet me të në ring.
“Eddie Hearn ka frikë se Joshua do të humbas duelin dhe titujt kampion bote, për këtë arsyeje nuk e lejon të ndeshet me mua”, ka thënë Wilder.
Amerikani ka thënë se i vije keq për kolegun e tij që nuk i merr vetë vendimet për karrierën e tij.
“Më vije keq për Anthony që nuk i merr dot vendimet i vetëm pa folur me shefin e tij, ndërkohë sa më përket mua vendos i vetëm për jetën time”, tha Wilder.
Krejt në fund Wilder pati disa kunja edhe për Eddie Hearn, duke thënë se frikësohet mos po i thyhet lodra e tij, duke aluduar në Joshuan.
“Ne duhet t’i kënaqim njerëzit që e duan këtë duel me çdo kusht. Hearn po ka frikë se mos ‘lodra’ e tij po thyhet”.
“Unë jam duke pritur dhe i gatshëm për të marrë gjithë titujt e kampionit të botës në peshat e rënda”, ka përfunduar Wilder.
Së fundmi ‘Bombarduesi i Bronztë’, triumfoi me nokaut ndaj Bermane Stiverne. /Telegrafi/