Site icon Telegrafi

Wilder dëshiron të punojë me Kolasinacin pas lëvizjeve heroike që bëri kundër grabitësve të armatosur

Dyshja e Arsenalit, Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac, u ishin cak e një grabitje të armatosur në fillim të kësaj jave, mirëpo shpëtuan pa lëndime.

Disa pamje të publikuar në rrjetet sociale kanë shokuar tifozët e futbollit, pasi dy grabitës të armatosur kanë sulmuar mesfushorin gjerman, gruan e tij, Amine dhe mbrojtësin boshnjak.

Por, Kolasinac kishte reaguar shpejtë ndaj sulmit të grabitësve, duke ua kthyer me të njëjtën monedhë, e që të gjithë e kanë përshëndetur veprimin e tij që ta shpëtoj Ozilin dhe gruan e këtij të fundit.

Ky veprim i anëtarit të Arsenalit i ka pëlqyer shumë edhe kampionit të boksit në WBC, Deontay Wilderit, që e ka quajtur si një talent të rrallë në intervistën e dhënë për The Sun.

“Ai (Kolasinac) ka lëvizje mahnitëse, di si të dal dhe të hyjë”, ka thënë boksieri. “Prisni derisa t’i shihni gjuajtjet e tij. Ne ende nuk kemi dijeni për tekniken e  tij, por mund të them se ka lëvizje të mirë të këmbëve”.

Lexo po ashtu Fansat e Arsenalit e duan Kolasinacin si kapiten të ekipit, pas heroizmit të tij në mbrojtjen e Ozilit nga hajdutët e armatosur

“Ne duhet të punojmë më shumë me të, mund të jetë diçka e madhe në të ardhmen, ai ka këmbë të shpejta. Mund të bëjmë diçka të mirë në të ardhmen”, ka shtuar më tej Wilder.

Policia është ende në kërkim të dy grabitësve që sulmuan Ozilin dhe Kolasinacin, gjersa dyshja e Gunners ishin ndjekur nga ta për disa kilometra. /Telegrafi/

Exit mobile version