Mesfushori holandez, Georginio Wijnaldum thuhet se ka vendosur të bashkohet me klubin francez, Paris Saint-Germain si lojtar i lirë.
Wijnaldum mbetet lojtar i lirë në fund të këtij muaji, pasi vendosi t’i jap fund qëndrimit pesëvjeçar te Liverpooli.
Situata e tij dhe mundësia e transferimit si lojtar i lirë bëri që shumë klube të mëdha evropiane të duan Wijnaldumin.
Barcelona ishte klubi që u lidh më së shumti me 30-vjeçarin holandez dhe thuhej se një marrëveshje ishte arritur dhe kalimi në Camp Nou ishte çështje ditësh.
Megjithatë, tani situata ka ndryshuar dhe mesfushori energjik pritet të kalojë në Ligue 1.
Georginio Wijnaldum has decided to join Paris Saint-Germain. Barcelona have NO intention to raise their bid after they agreement ready by 2 weeks and medicals planned. 🚨🇳🇱
Gini is now set to accept PSG proposal until 2024 with salary more than doubled [compared to Barça bid]. https://t.co/ImrYvlaMWg
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 6, 2021
Është gazetari i njohur italian Fabrizio Romano, i cili ka thënë se Wijnaldum ka vendosur tashmë t’i bashkohet Paris Saint-Germain.
Romano shton se mesfushori ka pranuar propozimin e PSG-së deri në vitin 2024 me pagë më shumë se të dyfishuar, krahasuar me ofertën e Barçës. /Telegrafi/