Site icon Telegrafi

Wijnaldum njihet si tifoz i Arsenalit, klubi nga Emirates favorit për transferimin e tij

Arsenalit i është dhënë një lajm i mirë në ndjekjen e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Georginio Wijnaldum .

Holandezi, i cili nënshkroi për PSG-në nga Liverpooli në verë si transferim i lirë, tashmë po kërkon kullota të reja.

Sipas Sky Sports, Wijnaldum mbështeti Arsenalin si i ri dhe ende i konsideron ata si një nga klubet e tij të preferuara.

Lexo po ashtu Wijnaldum afër rikthimit në Ligën Premier - pritet t'i bashkohet Arsenalit

Një lidhje e tillë mund ta bindë mesfushorin holandez, i cili tani është 31 vjeç, të rikthehet në Ligën Premier në janar ose në verë.

“Më kanë thënë se Arsenali është një nga klubet e tij të preferuara. Dikush shumë i afërt me mua më tha se kur ai ishte duke u rritur se ai ishte një tifoz i Arsenalit”, ka thënë fillimisht gazetari Kaveh Solhekol për Sky Sports.

“Kështu që unë mendoj se ai do të ishte më se i lumtur të luante për Arsenalin një ditë”.

“Nuk do të them se do të ndodhë këtë muaj, nuk do të them se do të ndodhë në verë. Por, ata janë padyshim, një klub që janë afër zemrës së tij”, përfundoi Solhekol. /Telegrafi/

Exit mobile version