Telegrafi

Wijnaldum: Isha i nevrikosur me trajnerin, desha t’i tregoja se çfarë mund të bëj

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Golashënuesi i dyfishtë, Georginio Wijnaldum, ka thënë se Liverpooli kishte besuar se mund ta përmbyste rezultatin ndaj Barcelonës, edhe pse këtë mendim nuk e ka pasur shumica e futbolldashësve.

Redsat fituan me rezultat 4-0, ndërsa mesfushori u inkuadrua në pjesën e dytë duke i shënuar dy gola shumë të rëndësishëm, ndërsa këtë e ka bërë për shkak të pakënaqësisë ndaj Jurgen Kloppit që nuk e inkuadroi nga minuta e parë.

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Është e pabesueshme. Pas ndeshjes në Spanjë, kishim besim se mund t’i shënonim katër gola në shtëpi dhe të fitonim 4-0”.

“Mendoj se njerëzit jashtë klubit nuk kanë menduar se mund t’ia dilnim, por ne kemi treguar se gjithçka është e mundur”.

“Isha vërtet i nevrikosur me trajnerin dhe doja t’i tregoja se çfarë mund të bëja”, ka thënë Wijnaldum pas ndeshjes. /Telegrafi/