Dillian Whyte është më afër se kurrë për t’u përballur me kampionin e WBC-së, Deontay Wilder.
E gjitha kjo pasi ai arriti të fitojë ndaj Lucas Browne në O2 Arena të Londrës, duke nokautuar australianin në rundin e gjashtë.
Whyte si 29 vjeçar kishte humbur vetëm një herë në karrierë në 24 përballje, atë ndaj Anthony Joshuas në vitin 2015 dhe tani arriti t’i jap fund rekordit (25 fitore, asnjë humbje) të Browne në mënyrën më të mirë të mundshme.
“E dija që do të ndodhte. Deontay Wilder ku je? Le ta bëjmë në qershor”, ka thënë Whyte pas fitores.
Se ishte një fitore e merituar e tregon edhe fakti se Browne u trajtua nga mjekët disa herë në mes të rundeve. 38-vjeçari pas meçit u dërgua në spital për mjekim të tutjeshëm pasi lëndimet e marra nuk ishin të vogla.
Whyte, tani renditet si i pari në WBC dhe kështu është vazhdon të jetë konkurrenti i parë për një përballje të mundshme me kampionin Wilder.
Por, qëllimi aktual i Wilder është një meç me Anthony Joshuan, gjithmonë nëse ky fiton ndaj Joseph Parker në Cardiff.
Se si do t’i reagojë Wilder thirrjes së Whyte kjo mbetet të shihet.
Ndërsa më poshtë kemi momentet më të mira të meçit Whyte – Browne. /Telegrafi/
Brownes i duhej mjekim gjatë rundit të tretë pas disa goditjeve të marra:
https://twitter.com/HBOboxing/status/977675594082258945
Dhe dominimi i Whyte vazhdoi:
https://twitter.com/HBOboxing/status/977677300522156032
Momenti kur Whyte nokautoi fuqishëm Brrownen:
https://twitter.com/HBOboxing/status/977680501178884096
Meçi i plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=5QezzuvCpcA