Site icon Telegrafi

Whyte fiton me pikë ndaj Parkerit në një meç mjaft të ashpër, tani kërkon përballje me Joshuan

Dillian Whyte duke i dhënë një goditje të fortë Joseph Parkerit në O2 Arena, Londër, Angli (Foto: Getty Images)

Dillian Whyte fitoi me pikë ndaj Joseph Parker në 02 Arena të Londrës për t’iu kthyer kështu rrugës drejt titullit botëror për pesha të rënda.

Kjo ishte fitorja e tetë radhazi për 30-vjeçarin që kur humbi nga Anthony Joshua.

Ishte një meç mjaft i ashpër nga të dy boksierët, por në fund fitoi Whyte me vendim unanim të gjyqtarëve.

Momenti kur Whyte e rrëzoi Parkerin në rundin e dytë (Foto: Getty Images)

Vlen të theksohet se Parker u rrëzua në raundin e dytë, gjë që Joshua nuk kishte arritur ta bëjë për 12 runde ndaj tij.

Pas fitores Whyte tha se dëshiron një ritakim me kampionin e WBA, IBF dhe WBO, Joshua.

Në sekondat e fundit të rundit të 12-të, Whyte ishte në prag të humbjes (Foto: Getty Images)

“Do doja të ndeshesha prapë me Joshuan”.

“Ende ka shumë gjëra për t’u bërë, por nëse ai dëshiron, unë pranoj. Mund të ndeshem në tetor apo dhjetor”, ka thënë Whyte.

Ishte Dillian Whyte ai që triumfoi në fund në O2 Arena, Londër, Angli (Foto: Getty Images)

Të gjithë duan një përballje me Joshuan, por meçi i radhës i britanikut është ndaj rusit, Alexander Povetkin.

Secili boksier është i lirë të shpreh dëshirat e tij, por adhuruesit e boksit dëshirojnë një meç mes Joshuas dhe Deontay Wilder në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/

Exit mobile version