Telegrafi

Whitney Houston e kishte fshehur prej familjes abuzimin seksual nga kushërira

LOS ANGELES, CA - NOVEMBER 22: Singer Whitney Houston accepts the Winner of International - Favorite Artist Award onstage at the 2009 American Music Awards at Nokia Theatre L.A. Live on November 22, 2009 in Los Angeles, California. (Photo by Kevork Djansezian/Getty Images)

Whitney Houston, në vetëm disa vjet, erdhi nga maja e skenës muzikore botërore në fund të “pusit” dhe varësia nga droga i kushtoi në jetë. Ajo vdiq në dhomën e hotelit pak më shumë se gjashtë vjet më parë.

Pinte në vaskë dhe në trupin e saj iu gjet kokainë teksa ka fajësuar për gjendjen e fundit shëndetësore ish-bashkëshortin, Bobby Brownn.

Megjithatë, në një dokumentar të ri rreth jetës së këngëtares së famshëm janë zbuluar disa detaje tronditëse.

Whitney Houston (Getty Images)

Regjisori Kevin McDonald thotë në film se Whitney në fëmijëri është abuzuar seksualisht nga kushërira e saj.

Këtë e ka thënë këngëtarja dhe asistentja e amerikanes, Mary Jones, në filmin “Whitney”.

“Ajo më shikoi në sy dhe më tha ‘Maria, më keqtrajtonin kur isha e vogël, por nuk ishte një njeri, ishte një grua”. Ajo më kërkoi të mos i tregoja nënës së saj, sepse ajo besonte se do të bëhej agresive kur të kuptonte se kush ishte”, tha Jones.

Lexo po ashtu Njerëzit që kanë punuar me Whitneyn thonë se ajo ka qenë biseksuale dhe në lidhje me asistenten e saj (Foto)

Abuzimi thuhet se ndodhi kur Whitneu ishte midis 7 dhe 9 vjeç ndërsa thuhet se e ka bërë Di Vorvik, e cila vdiq në vitin 2008.

Shumica e bashkëbiseduesve të dokumentarit ranë dakord se këngëtarja e ndjerë ishte biseksuale. Në moshën 18-vjeçare, ajo u largua nga shtëpia për të bërë karrierë muzikore. /Telegrafi/