Kanye West (i njohur tashmë si Ye West) nuk ka reshtur së intriguari publikun botëror muajt e fundit. Pas shfaqjes në Itali me maskë në kokë, tani ai është parë në Miami me një model të çuditshëm flokësh.
Pasi u shfaq në publik me maska dhe një mantel mbi kokë, West tani ka vendosur të tregojë se çfarë fsheh në të vërtetë.
Gazetarët amerikanë vunë re stilin çuditshëm të flokëve të reperit që ishte e pabarabartë dhe ai dukej sikur kishte vizituar një floktar joprofesionist.
Gjatë vizitës së tij në Miami, reperi kishte veshur xhinse, një bluzë jeshile fluoreshente dhe një xhaketë të zezë. Ai e plotësoi veshjen e tij me çizme të zeza gome, si dhe kufje të mëdha.
Gjithashtu, së fundmi 44-vjeçari ka shfaqur edhe një model të ri flokësh në Instagramin e tij, i cili dukej shumë ndryshe.
Publikimi i tij i ri mahniti shumë njerëz dhe i bëri të pyesin se çfarë po ndodh me yllin e njohur të muzikës.
Për të kujtuar, reperi i njohur së fundmi ka ndryshuar emrin e tij nga Kanye në Ye. /Telegrafi/