Kim Kardashian është shprehur falënderuese ndaj i Kanye West për stilin e veshjes, për të cilin shquhet sot. Sipas saj, bashkëshorti ka insistuar që ajo të vishet “pak më seksi”.
Gjatë një interviste dhënë për emisionin Live! With Kelly And Michael, 34-vjeçarja ka treguar përvojat e saja me reperin, lidhur me gardërobën dhe ndërrimin e stilit prej se është martuar.
Ajo ka deklaruar që në fillim të lidhjes së tyre, West ia ka pastruar dollapin duke hedhur kështu gjëra nga gardëroba e saj, të cilat, sipas tij, nuk kanë qenë ‘cool’, transmeton Koha.net.
Kardashian ka deklaruar se ajo ka qarë kur i ka parë rrobat dhe mbathjet e saj në këndin e mbeturinave.
Megjithatë, edhe pse ka qarë, ajo i ka besuar opinionit të bashkëshortit të saj, që më vonë i është shpaguar.