Telegrafi

West Hami i vë çmim të lartë, por spekulimet intensifikohen pas pozave të Declan Rice me legjendat e Chelseat

Declan Rice, John Terry, Didier Drogba (Foto: Instagram/johnterry.26)

West Ham Unitedi i ka vënë çmim mesfushorit Declan Rice, ndërkohë që Chelsea e ka rikthyer interesimin për shërbimet e tij.

Sipas The Times, Hammers janë duke kërkuar 80 milionë funte (88.5 milionë euro) për ta shitur lojtarin anglez.

Raportohet se West Hami ka refuzuar një marrëveshje shkëmbimi me Michy Batshuayi dhe Ross Barkley, ndërsa thuhet se interesimi për shitjen e tij është i vogël.

Në ndërkohë, Rice është fotografuar në pushime me disa prej legjendave të Chelseat duke nxitur spekulime për transferimin e tij.

Lexo po ashtu Rice synimi kryesor i Chelseat, por West Hami nuk heq dorë nga kërkesat e larta për yllin anglez

Në rrjetet sociale, janë shpërndarë fotografi, në të cilat 21-vjeçari ka pozuar me emra, si John Terry e Didier Drogba. /Telegrafi/

(Foto: InstaStory)