West Ham United po insiston që të transferojë Armando Brojën nga Chelsea në këtë afat kalimtar të kësaj vere, raporton Gianluca di Marizio.
Sulmuesi shqiptar shkëlqeu në huazim te Southamptoni, duke bërë që shumë skuadra të interesohen për transferimin e tij.
Mirëpo, Chelsea po ngurron ta shesë Brojën dhe do ta përfshijë në planet e sezonit të ri, së paku deri në janar të vitit të ardhshëm.
Por, Çekanët duan ta testojnë skuadrën rivale me një super ofertë, duke ofruar deri në 35 milionë euro për kartonin e reprezentuesit të Shqipërisë.
Broja po ashtu po e kërkon qëndrimin në “Stamford Bridge” dhe dëshiron t’i bindë të gjithë për cilësitë që posedon.
West Hami ndoshta mund ta transferojë Brojën në afatin kalimtar dimëror, nëse ky i fundit nuk arrin ta bindë Thomas Tuchelin. /Telegrafi/