Manchester United ka refuzuar një ofertë prej 25 milionë eurosh nga West Ham për Harry Maguire.
Çekanët po kërkojnë përforcime këtë verë, sidomos pas largimit të Declan Rice në Arsenal në një marrëveshje me vlerë 115 milionë euro.
David Moyes e dëshiron Maguiren, por është e dyshimtë se ata do të vazhdojnë të shtyjnë duke pasur parasysh madhësinë e pagës së tij dhe gjithashtu të paqartë nëse qendërmbrojtësi anglez do të ishte i etur për të bërë këtë lëvizje.
Mbrojtësi është jashtë planeve të Erik ten Hag dhe bëri vetëm 16 paraqitje në Ligën Premier sezonin e kaluar, me Lisandro Martinez, Raphael Varane dhe Victor Lindelof të preferuar në mbrojtjen qendrore.
30-vjeçari u lirua gjithashtu nga kapiteni i United nga trajneri holandez përpara sezonit të ri.
Kontrata e tij është deri në vitin 2025, andaj Djajtë e Kuq nuk nxitojnë ta shesin nën 40 milionë eurot që i duan. /Telegrafi/