Telegrafi

West Ham rikthehet në garë për Maguiren, përmirëson ofertën për Man Utd

E ardhmja e Harry Maguire vazhdon të jetë ende në dyshim nëse do të mbetet apo do të largohet nga Manchester United.

Qendërmbrojtësi anglez në fakt nuk bën pjesë në planet e trajnerit Erik Ten Hag, por transferimi i tij te West Ham dështoi ditë më parë.

Skuadra angleze po insiston për t’i fituar shërbimet e tij dhe është rikthyer në garë për të nënshkruar me reprezentuesin anglez.

Lexo po ashtu Dështon transferimi i Maguires te West Ham

Man Utd kishte refuzuar një ofertë prej 39 milionë eurove për qendërmbrojtësin, derisa The Sun raporton se West Ham do të ngritë ofertën.

‘Çekanët’ janë të gatshëm të ofrojnë 45 milionë euro në drejtim të United për ta bindur klubin anglez të lejoj largimin e Maguire.

Lexo po ashtu Ten Hag i tregon hapur Maguires se çfarë pret në këtë sezon nga ai

Vet qendërmbrojtësi është shprehur i hapur për t’iu bashkuar londinezëve pasi do të kishte një rol të rëndësishëm në qendër të mbrojtjes.

Gjithsesi ditët e fundit janë vendimtare për të ardhmen e Harry Maguire. /Telegrafi/