Arsenali po has në vështirësi të mëdha për të nënshkruar me Declan Rice.
Mesfushori anglez është prioritet i Topçinjve për mesfushën, por West Ham vazhdon të insistojë për një ofertë më të lartë.
Oferta e parë e Topçinjve ishte rreth 80 milionë euro, por që u refuzua menjëherë nga çekanët.
Arsenali ka bërë një tjetër ofertë prej 75 milionë funteve plus 15 të tjera bonuse, por edhe kjo ofertë do të refuzohet nga drejtuesit e West Hamit.
Fabrizio Romano ka njoftuar se West Ham do ta refuzojë ofertën e dytë të Arsenalit, pasi drejtuesit e klubit londinez mendojnë se bonuset janë të vështira për tu arritur.
Gjithashtu skuadra londineze po pret që në garë të përfshihet Manchester City.
Rice pëlqehet edhe nga Chelsea e Manchester United, por këto dy klube ende nuk kanë bërë oferta zyrtare. /Telegrafi/
West Ham are expected to reject 2nd proposal from Arsenal for Declan Rice — £90m total fee, £75m + £15m add ons 🚨⚪️🔴 #AFC
West Ham believe £15m add-ons are also difficult to achieve.
Hammers still expect Man City to enter the race this week.
Arsenal remain confident. pic.twitter.com/SPSe1afJxf
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 20, 2023