Site icon Telegrafi

West Ham pranon ofertën e Arsenalin për Declan Rice: Mbeten të zgjidhen vetëm modalitetet

Declan Rice do të jetë me shumë gjasë lojtar i ri i Arsenalit, pasi klubi i tij aktual Ëest Ham e ka pranuar ofertën e ‘Topçinjve’.

West Ham i ka konfirmuar Arsenalit se do të pranojë ofertën e tyre prej 100 milionë funte (115.8 milionë euro) dhe 5 milionë të tjera në formë bonusesh për Declan Rice.

Dy klubet janë duke biseduar për modalitetet e pagesës, pasi West Ham dëshiron që shuma të paguhej brenda 18 muajsh.

Në anën tjetër Arsenali kërkon që kjo shumë të paguhet brenda katër vitesh. Janë duke u diskutuar detajet e fundit që të arrihet marrëveshja përfundimtare.

Për Rice kishte ofertë edhe nga Man City, por duket se Arsenali ishte më i bindshëm.

Lexo po ashtu Zhvillime të reja për të ardhmen e Declan Rice, Arsenali pret ta përfundojë marrëveshjen në 48 orët e ardhshme

Me formën e pagesës Arsenali do të mbyllë edhe marrëveshjet me Kai Havertz dhe Jurrien Timber./Telegrafi/

Exit mobile version