West Ham janë kthyer në garë për sulmuesin e Milanit, Carlos Bacca, tani që ata janë kualifikuar për në Ligën e Evropës.
Klubi anglez ishte në një pikë që besohej se ka arritur marrëveshje me Rossonerët për transferimin e lojtarit, por nuk erdhi nënshkrimi prej tij.
Tani që kanë kaluar eliminatoret e Ligës së Evropës me një fitore të përgjithshme 4-2 ndaj Domzales, ata janë në gjendje për të garantuar futbollin ndërkombëtar, për këtë lidhjet me Baccan janë duke u bërë përsëri.
Sipas Calciomercato.it, West Ham dhe Milani po shtyjnë që operacioni të mbyllet në afat të shkurtër, me sa duket në një çmim të ngjashëm me tarifën e rënë dakord më parë të transferimit prej 30 milionë euro.
Fluksi i parave të gatshme do të bëjë ‘Djallin’ të hap fushatën e tyre të tregut, e cila aktualisht është paralizuar nga negociatat për shitjen e klubit. /Telegrafi/