Site icon Telegrafi

West Ham bën ofertë zyrtare për Armando Brojën, por Tuchel thotë se Chelsea nuk ka interes ta shes shqiptarin

Armando Broja vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Chelsea.

Sulmuesi shqiptar është bashkuar me londinezët në stërvitjet parsezaonale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën urdhrat e Thomas Tuchel.

Rivali lokal i Chelseat, West Ham United po e kërkon me ngulm transferimin e reprezentuesit shqiptar madje ka bërë një ofertë zyrtare prej 35 milionë eurove.

‘Çekanët’ janë skuadra më e interesuara për Brojën dhe njëherit më favoritet para Newcastle United e Everton që gjithashtu janë në garë për shqiptarin.

Por për të ardhmen e Brojës ka folur edhe trajneri gjerman i Chelseat, Thomas Tuchel duke thënë se nuk kanë interes ta shesin atë.

Lexo po ashtu West Hami me dy oferta brenda 24 orëve për Armando Brojën

“Armando Broja është një lojtar i yni para së gjithash dhe nuk kemi asnjë interes ta shesim atë”, tha Tuchel.

“Broja është këtu me ne për të lënë përshtypje në fazën përgatitore”, u shpreh ndër të tjera Tuchel.

Mbetet të shihet nëse vërtet Chelsea dëshiron ta mbajë Brojën apo qëllimi është që vetëm t’i rritet çmimi reprezentuesit shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version