Telegrafi

West Ham 1-1 Chelsea: Notat e lojtarëve, paraqitje e mirë nga Enzo

Derbi londinez mes West Hamit dhe Chelseat përfundoi me rezultat 1-1 në kuadër të xhiros së 20-të në Ligën Premier.

Ishte një ndeshje e kontrolluar nga Chelsea, por vendasit kohë pas kohë ishin të rrezikshëm.

Për ‘Çekanët’më i miri ishte golashënuesi Emerson, ndërsa ai që dëshpëroi ishte Lucas Paqueta.


Më i miri të Blutë ishte Enzo Fernandez, por paraqitje të mirë arriti të bëjnë edhe Joao Felix që shënoi në këtë ndeshje.

Për Mykhaylo Mudryk ishte një tjetër ndeshje pa ndonjë gjurmë, më poshtë keni notat nga të dy ekipet. /Telegrafi/