Telegrafi

West Ham 1-0 Chelsea, notat e lojtarëve (Foto)

LONDON, ENGLAND - DECEMBER 09: Arthur Masuaku of West Ham United battles for possesion with Willian of Chelsea during the Premier League match between West Ham United and Chelsea at London Stadium on December 9, 2017 in London, England. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

West Ham United ka mposhtur rivalin lokal, Chelsean, me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të Ligës Premier.

Blutë e Londrës kanë shijuar humbjen në kampionat pas gjashtë ndeshjeve pikërisht nga një skuadër që nuk po gëzonte fare formë të mirë këtë sezon.

Goli i vetëm në këtë ndeshje për skuadrën e Çekanëve e shënoi sulmuesi austriak, Marko Arnautovic, në minutën e gjashtë.

Lexo po ashtu West Ham i kthehet fitoreve duke befasuar Chelsean (Video)

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i krahut Arthur Masuaku, i cili u vlerësua me notë 8.5.

Nota më e ulët e ndeshjes shkoi zëvendësuesit Pedro Rodriguez dhe Willian, të cilët u vlerësuan me notë 6.1. /Telegrafi/

West Ham:

Te West Hami shkëlqyen edhe Ogbonna, Lanzini dhe Arnautovic

Chelsea:

Te Chelsea dështuan edhe Courtois, Cahill dhe Alonso