West Ham United ka mposhtur rivalin lokal, Chelsean, me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të Ligës Premier.
Blutë e Londrës kanë shijuar humbjen në kampionat pas gjashtë ndeshjeve pikërisht nga një skuadër që nuk po gëzonte fare formë të mirë këtë sezon.
Goli i vetëm në këtë ndeshje për skuadrën e Çekanëve e shënoi sulmuesi austriak, Marko Arnautovic, në minutën e gjashtë.
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i krahut Arthur Masuaku, i cili u vlerësua me notë 8.5.
Nota më e ulët e ndeshjes shkoi zëvendësuesit Pedro Rodriguez dhe Willian, të cilët u vlerësuan me notë 6.1. /Telegrafi/
West Ham:
Chelsea: