Timo Werner thuhet se zgjodhi një transferim te Chelsea këtë verë, pavarësisht interesimit të madh nga Manchester Unitedi.
Djajtë e Kuq kanë dashur ta nënshkruajnë sulmuesin gjerman, pasi Liverpool u tërhoq nga negociatat me RB Leipzig.
Sipas mediumit Sky Germany, Unitedi në të vërtetë paraqiti një ofertë për Werner para Chelseat.
Por, burimi gjerman shton se Werner dëshironte një transferim në klubin londinez sepse ata i bënë një ofertë ‘financiarisht më fitimprurëse’ sesa Unitedi.
Blutë thuhet se ranë dakord një marrëveshje prej 200 mijë funtesh në javë me sulmuesin 24-vjeçar apo 11.7 milionë euro në vit.
Megjithatë, nuk janë vetëm paratë që e tundën Wernerin të transferohet drejt Stamford Bridge.
Ylli gjerman është gjithashtu i entuziazmuar për t’ia filluar me Blutë dhe beson se ata janë pozicionuar më mirë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/