Sulmuesi gjerman Timo Werner e ka pranuar se dëshiron të largohet nga RB Leipzig dhe Bundesliga gjermane në fund të sezonit për të provuar një eksperiencë TË RE.
Favoritë për shërbimet e 24-vjeçarit janë Interi, Bayern Munich dhe Liverpooli.
Zikaltrit kanë nisur prej kohësh negociatat me menaxherët e sulmuesit dhe kanë tashmë një marrëveshje për një kontratë 5-vjeçare, por lëvizja do të bëhet vetëm nëse Barcelona do të marrë në “Camp Nou”, Lautaro Martinezin.
Nga ana tjetër, në “Anfield Road” është Jurgen Klopp që e kërkon me ngulm yllin gjerman.
Megjithatë sipas mediave gjermane favoritë për të marrë shërbimet e Timo Werner janë Interi, pasi me Conten gjermani do të kishte një vend të sigurt si titullar dhe për më tepër do të luante si sulmues i dytë në krah të Romelu Lukakut.
Ndryshe është situata në “Anfield Road”, ku Klopp ka disa lojtarë si Mohamed Salah, Firmino dhe Sadio Mane dhe vështirë se gjermani do të zinte vend. /Telegrafi/