Telegrafi

Werner thuhet se e do kalimin te Liverpooli

Timo Werner duket se po e shijon sezonin e fundit te Rasenball Sport Leipzig.

Sulmuesi gjerman po kërkon një aventurë të re dhe duket se është shumë afër ta realizojë atë.

Sipas asaj që raporton Sport Bild, 23-vjeçari e dëshiron kalimin te Liverpooli me të përfunduar ky sezon.

Werner është njëri nga sulmuesit e ri më të mirë në qarkullim

The Reds ka kohë që i duan shërbimet e tij, mirëpo skuadra gjermane kishte refuzuar shitjen e tij deri më tani.

Lexo po ashtu Klopp dëshiron që Liverpooli të rivalizojë Chelsean për Wernerin

Mediumi gjerman raporton se Werner pritet të kalojë te gjashtë herë kampioni evropian për një shumë rreth 65 milionë euro.

Sulmuesi ka arritur të shënojë 20 gola në 18 paraqitje deri më tani në këtë sezon te RB Leipzig e që për të është i interesuar edhe Chelsea. /Telegrafi/